Ballina Lajme Liburn Aliu: Luginës së Preshevës, Kosovës Lindore, presidenti Thaçi i thotë “jug...

Liburn Aliu: Luginës së Preshevës, Kosovës Lindore, presidenti Thaçi i thotë “jug i Serbisë”

17

Dje në tryezën në kryeqytetin e ShBA-ve, Uashington D.C., të organizuar nga “Council on Foreign Relations”, presidenti i Kosovës, deklaroi:
“Një nga pikat do të jetë edhe demarkimi i kufirit në mes të Kosovës dhe Serbisë … kjo është mundësi për të korrigjuar kufirin edhe në veri të Kosovës, edhe në jug të Serbisë”.
“Nëse një korrigjim i lehtë i kufirit është çmimi për marrëveshje përfundimtare të paqes, atëherë kjo do të duhet të jetë e pranueshme”.

Me këtë rast, në rrjetete sociale ka reaguar deputeti i Lëvizjtes Vetëvendosje Liburn Aliu ka shkruar: “E para, Luginës së Preshevës, Kosovës Lindore, presidenti Thaçi i thotë “jug i Serbisë”. Pra, bëhet fjalë për dy njerëz me emrin Hashim Thaçi. Njëri është ai që i thërret përfaqësuesit e Luginës para medieve në Prishtinë dhe tjetër person është ai Hashim Thaçi në Uashington, D.C.! Mashtrim açik dhe i pështirë.
E dyta, ky president i lëshon pe Serbisë ende pa filluar negociatat. Dhe, në vend se të kërkojë borxhin që na e ka Serbia, ai flet për çmime që duhet të paguajë Kosova. E tmerrshme.”