Ballina Lajme Loriana Kuka me shanse të mëdha që të fitojë medalje në Masterin...

Loriana Kuka me shanse të mëdha që të fitojë medalje në Masterin e xhudos që po mbahet në Doha të Katarit

9

Loriana Kuka është në rrugë të mbarë për të fituar medalje në Mastersin e xhudos, Doha 2021.

Xhudistja jonë u kualifikua në çerekfinale. Pas 2 luftërave të fituara ndaj Mazouz dhe Tcheumeo në -78 kilogramë.

Ajo takohet në çerekfinale me kampionen e botës 2018, Shori Hamada nga Japonia.

Loriana do të ketë një përballje aspak të lehtë, por që aktualisht është në formë të lartë dhe mund të shpresohet për medalje.

Xhudistja kosovare shpreson që të ndjekë rrugën e Dusitria Krasniqit që pak ditë më parë fitoi medaljen e artë, ose të paktën atë të Majlinda Kelmendit ose Noa Gjakovës që fituan të bronztën.