Ballina Lajme LR fiton betejën e parë ligjore e politike, betejat politike vazhdojnë në...

LR fiton betejën e parë ligjore e politike, betejat politike vazhdojnë në Caravajkë

21

Pas vendimit të gjykatës administrative e cila ka vërteruar parregullsitë në njësinë nr.16 në Caravajkë, Lëvizja për Reforma me shumë mundësi do të fitoj edhe mandatin e 6 të këshilltarit.

Ky subjekt politik ka bërë këtë postim në faqen e saj zyrtare në facebook:

“Lëvizja për Reforma fiton betejën e parë ligjore e politike, betejat politike vazhdojnë në njësinë nr. 16, Caravajkë.

Pas paregullësive evidente që ndodhën në njësinë nr.16 Caravajkë, ku në kuti të vendvotimit u gjetën 3 fletëvotimi më shumë se sa votues që ishin nënshkruar në librin e votuesve.

Lëvizja për Reforma menjëher në afat ligjor bëri ankesën pranë KKZ-së për tu prishur ky vendvotim për shkak të paregullësive duke kërkuar që ky vendvotim të ripërseritet dhe të pasqyrohet vullneti real i votuesve të kësaj zone.

KKZ me shumicë votash aprovoi ankesën tonë, duke vendosur që ky vendvotim të ripërsëritet.

Çuditërisht, pa asnjë bazë ligjore, duke tentuar që të mos konsiderohet si shkelje ligjore gjetja e 3 fletëvotimeve më shumë, partia që po udhëheq Organin e Përkohshëm, APN bëri ankesë në Gjykatë Administrative duke kërkuar që të çertifikojë zgjedhjet në të gjitha njësitë, përfshi edhe njësinë kontestuese, e që të shpallet rezultati i 28 marsit, bashkë me paregullësitë e saj.

Lëvizja për Reforma, me skuadrën e saj profesionale të juristëve, ka mbrojtur dhe ka arsyetuar ligjërisht arsyet e paregullësive, prandaj dhe vendimi për prishjen e këtij vendvotimi ka qenë i natyrshëm dhe i bazuar në ligj.

Presim që sa më shpejt Komisioni Komunal Zgjedhor të mblidhet dhe të caktojë datën e zgjedhjeve në njësinë nr. 16 Caravajkë, që sa më mirë të pasqyrohet vullneti politik i qytetarëve tanë.

Lëvizja jonë çdo ditë po rritet, e rritjen e saj do ta përjetojmë dhe në njësinë nr.16, Caravajkë”.