Ballina Lajme Malësia e Preshevës i bashkangjitet LR-së, subjekti zgjedhë strukturat udhëheqëse

Malësia e Preshevës i bashkangjitet LR-së, subjekti zgjedhë strukturat udhëheqëse

29

Lëvizja për Reforma ka mbajtur zgjedhjet e saja në nëndegën e fshatrave Buhiç dhe Ilincë të Malsisë së Preshevës.

Bajram Hafizi është zgjedhur kryetar i nëndegës Buhiç kurse Izmir Xhelili për kryetar të nëndegës së LR në Ilincë.

Në faqen e ver zyrtare në facebook Lëvizja për Reforma ka falenderuar banorët e malësisë që po i bashkangjiten Lëvizjes për Reforma.

“Buhiçi dhe Ilinca!

Në një frymë demokratike Lëvizja për Reforma po tregon që çdo vendbanim, i madh apo i vogël, është i rëndësishëm dhe duke respektuar dhe vlerësuar fjalën dhe mendimin e gjithësecilit, sot Malësia u bashkangjit frymës së Lëvizjes për Reforma.

Sot, Buhiçi dhe Ilinca kanë treguar që energjia fituese e Lëvizjes mbizotëron edhe në Malësi.

Buhiçi zgjodhi Barjam Afizin për kryetar nëndege kurse Ilinca Izmir Xhelilin.

Gjithashtu deleguan përfaqësuesit e tyre në familjen e madhe të Lëvizjes për Reforma, familje e cila dita ditës po mbledh forca dhe energji pozitive”.