Ballina Lajme Mancini: Interi është pak a shumë në një nivel me Juven

Mancini: Interi është pak a shumë në një nivel me Juven

8

Përzgjedhësi i Italisë, Roberto Mancini, beson se Juventusi dhe Interi janë në të njëjtin nivel, ndërkohë që po vazhdojnë garën për titullin e Serie A.

Në një konferencë për shtyp të mbajtur nga Federata Italiane e Futbollit, ish-trajneri i Nerazzurrëve e ka komentuar garën e sivjetme për Scudetto, në të cilën është i përfshirë edhe Milani.

“Është duke u zhvilluar një kampionat i bukur, me shumë skuadra me diferencë të vogël pikësh. Juventusi mbetet shumë i fortë, Milani po luan mirë, Napoli ka një sezon të mirë dhe e njëjta vlen edhe për Romën”.

“Ky është një sezon mbresëlënës dhe kjo është gjë e mirë për të gjithë. Juventusi është skuadra më e mirë, por Interi është pak a shumë në të njëjtin nivel”, ka deklaruar Mancini.

Milani është lider në tabelën e kampionatit italian me 31 pikë, një më shumë se Interi dhe katër më shumë se Juventusi.