Ballina Lajme Marreveshja e koalicionit “Alternativa e Bashkuar Shqiptare – Lugina e Bashkuar”

Marreveshja e koalicionit “Alternativa e Bashkuar Shqiptare – Lugina e Bashkuar”

82

PVD, APN, PD, LR dhe LPD kanë nënshkruar marrëveshjen e koalicionit për zgjedhjet parlamentare të 21 Qersorit.

Nënskrimi i koalicionit është bërë është bërë në prani të ambasadorit të republikës së Shqipërisë Ilir Boçka.

Lista e përbashkët do të ketë 12 kandidatë për deputet.

Në bazë të marrëveshjes ndarja e vendeve në listë do të jetë në këtë mënyrë:

PVD – propozon kandidatët me numër rendor 1, 7 dhe 11. Numri 7 do të jetë nga gjinia femrore. APN propozon kandidatët me numër rendor 2, 8 dhe 12. Numri rendor 8 do të duhet të jetë kandidate femër. PD propozon kandidatët me numër rendor 3 dhe 6. E treta në listën e kandidatëve do të jetë femër. LPD do të ketë rradhitjen e kandidatit për deputet me numër 4 ndërsa me numër 9 nga LPD do të jetë kandidate femër. LR në bazë të marrëveshjes do të ketë kandidatët me numrin rendor 5 dhe 12, ku e pesta duhet të jetë kandidate femër.