Ballina Lajme Më 3 dhjetor 2018-Ecim për shëndetin e fëmijëve

Më 3 dhjetor 2018-Ecim për shëndetin e fëmijëve

27

Me datë 03.dhjetor.2018 – departamenti i femrave në kuadër të FRR bën thirje që të promovojm shëndetin e fëmijëve duke ecur dhe duke dhuruar paisje mjekësore në formë donocioni në entin parashkollor dhe ambulancën e Rahovicës me moton “Ecim për shëndetin e fëmijëve”.

Kjo nismë është inicuar nga dr. Hamide Veliu Mehmeti si anëtare e departamentit të femrës pranë FRR duke menduar si departament se mungon një zë, zëri i vetë fëmijës, diturinë, pritjet qëndrimet dhe aftësitë e së cilëve duhet marrë në konsiderim.

Por të gjitha këto kanë vlerë kur fëmijët kanë shëndet.

Të ecim me qëllimin e mirë për t’i ardhur në ndihmë fëmijëve në Rahovicë.

Besojm se ndihma jonë do të ndryshojë sadopak jetën e tyre.

Ajo që ne duhet të bëjmë është të tregojmë më shumë interes për fëmijët si shoqëri.

Idea është që ora 10:00 të gjitha femrat e fshatit Rahovicë të mblidhen te enti prashkollor në Rahovicë për të dorëzuar dy paisje mjekësore: Sterilzator me avull dhe termometer digjital pa kontakt, pastaj në këmbë së bashku të ecim deri te ambulanta e Rahovicës për të dhuruar një tjetër paisje mjekësore përaktësisht një inhalator për fëmijë.

Drejtoresha e entit parashkollor ‘8 Marsi’ znj. Senavere Shaqiri dhe drejtori i shtëpisë së shëndetit dr. Driton Salihu kanë mirëpritur këtë donacion që do të bëhet ditën e hënë, duke shprehur falenderim dhe përgëzuar iniciativën si të qëlluar dhe të nevojshme.

Me këto veprime duam që të shtojm punën e madhe që bëhet në këto instuticione dhe të avancojm edhe më shumë mundësinë e shërbimeve cilësore shëndetësore nga ana jonë si komunitet.

Dr. Veliu thekson se qëllimi kryesor i këtij projekti është shëndeti i fëmijëve si segmenti më i rëndësishëm i një popullate.

Prandaj, për këtë arsye, departamenti i femrës pranë FRR e ka radhitur si një nga prioritet e saj.

Prindërit dhe të gjithë familjarët kanë detyrime të mëdha për rritjen e zhvillimin e mirë të fëmijëve.

Fëmija i përket familjes por njëkohësishtë i përket edhe shoqërisë.

Departamenti i femrës pranë FRR thekson se sigurimi i mjedisit shkollor të shëndetshëm dhe miqësor, të sigurt përmes edukimit shëndetësor, promovimit të mbrojtjes së mjedisit dhe forcimit të partneritetit bëhet ndërmjet shkollës, prindërve dhe komunitetit.

Departamenti i femrës i FRR.