Ballina Lajme Me fitore ndaj RB Salzburgut, Bayerni e kalon grupin – formacionet e...

Me fitore ndaj RB Salzburgut, Bayerni e kalon grupin – formacionet e mundshme

7

Bayern Munichu dhe Red Bull Salzburgu do të zhvillojnë përballjen e dytë në kuadër të rrethit të katërt në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve.

Takimi i parë ishte fituar nga Bavarezët 6-2, ndërsa sonte luajnë nga ora 21:00 në stadiumin Allianz Arena.

Për këtë sfidë, Hansi Flick do të jetë pa lojtarët si, Alphonso Davies, Joshua Kimmich, Niklas Sule, Corentin Tolisso, Bouna Sarr dhe Malik Tillman, që janë të lënduar, derisa Lucas Hernandez është në dilema.

Në anën tjetër RB Salzburg nuk mund të llogarisë në lojtarët si, Bernede, Daka dhe Okugawa që janë po ashtu të lënduar, ndërsa në dyshime është Junuzovic.

Bayenit i duhet kjo fitore për të kaluar Grupin A, pasi është lider me 9 pikë, Atletico Madridi me katër, Lokomotiva e Moskës me dy dhe RB Salzburgu me një.

Formacioni i mundshëm i Bayern Munichut: Neuer; Pavard, Boateng, Martinez, Alaba; Goretzka, Roca; Gnabry, Muller, Sane; Lewandowski.Formacioni i mundshëm i RB Salzburgut: Stankovic; Kristensen, Wober, Ramalho, Ulmer; Okafor, Camara, Mwepu, Szoboszlai; Koita, Mërgim Berisha.