Ballina Lajme Mësimi fillon më 03 Shtator, Shkolla mesme teknike cakton ndërrimet

Mësimi fillon më 03 Shtator, Shkolla mesme teknike cakton ndërrimet

119

Më 03 Shtator (e hënë) do të fillojë mësimi në të ghitha shkollat në Luginën e Preshevës.

Shkolla e Mesme Teknike “Presheva” ka caktuar ndërrimet për vijimin e procesit edukativo arsimor per vitin 2018-2019.

Nëpërmjet një njoftimi për të gjithë mësimdhënësit U.D. Drejtorit të Shkollës së Mesme Teknike, Telat Arifi ka bërë të ditur se në këtë shkollë paralelet e vitit të I dhe II mësimin do ta vijojn paradite ndërsa paralelet e vitit të III dhe IV mësimin do ta ndjekin pasdite.