Ballina Lajme Ministri Cakaj takon deputetin popullor: Shihemi me disa projekte konkrete në mbështetje...

Ministri Cakaj takon deputetin popullor: Shihemi me disa projekte konkrete në mbështetje të Luginës së Preshevës

18
Ministri në detyrë për Punët e Jashtme të Shqipërisë, Gent Cakaj ka pritu në takim deputetin popullorë Shaip Kamberi.
Ky është postimi i plotë në facebook i ministrit Gent Cakaj: 
Edhe një takim shumë i dobishëm me një prej përfaqësuesve të dalluar politik të Luginës së Preshevës, z. Shaip Kamberi!
Biseduam edhe për ndërmarrjen e disa veprimeve shtesë për rritjen e ndjeshmërisë ndërkombëtare lidhur me procesin e fshirjes së adresave të shqiptarëve në Luginën e Preshevës. Po ashtu, shprehëm shqetësimin e thellë për një numër procesesh gjyqësore ndaj shqiptarëve,
vetëm e vetëm për shkak të përdorimit të hapur të simboleve kombëtare.
Shihemi së shpejti me disa projekte konkrete në mbështetje të Luginës së Preshevës