Ballina Lajme Në Preshevë rritet numri i të infektuarve me Covid-19

Në Preshevë rritet numri i të infektuarve me Covid-19

171

Në Predhevë numri i të infektuarve me virusin Corona është rritur, ka bërë të ditur drejtori Shtëpis së Shëndetit në Preshevë Dr. Driton Salihu.

Në 48 orët e fundit, në PCR testet e shtëpis së shëndetit që janë dërguar në ISHP edhe 2 persona kanë dalë pozitiv në Covid-19.

Janë kontrolluar 18 persona, ndërsa sot janë regjistruar 3 pacientë me gjendje të rëndë Pneumonie

Salihu, apelon tek qytetarët që të mos e fshehin sëmundjen, dhe të lajmrohen në Covid Ambulantën e shtëpisë së shëndetit në Preshevë

Mbajeni maskën dhe distancën sociale!