Ballina Lajme Në Spitalin e Pejës po trajtohen 23 pacientë me COVID-19, shtatë në...

Në Spitalin e Pejës po trajtohen 23 pacientë me COVID-19, shtatë në gjendje të rëndë

7

Në Spitalin e Përgjithshëm të Pejës janë duke u trajtuar 23 pacientë me COVID-19, prej të cilëv shtatë janë në gjendje më të rëndë shëndetësore.

Kështu është bërë e ditur përmes një komunikate për medie, ku po ashtu thuhet se gjatë fundjavës, 602 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësorë dhe nga këta 34 pacientë janë shtrirë për trajtim të mëtutjeshëm.

“Aktualisht po trajtohen 23 pacientë me Covid-19. Sa i përket gjendjes së pacientëve, 17 pacientë janë në Oksigjeno terapi dhe nga këta 7 pacientë është në gjendje më të rëndë”, thuhet në komunikatë.

Po ashtu, në këtë spital, 12 lindje kanë qenë  gjatë vikendit, 8 lindje kanë qenë normale dhe 4 me prerje cezariane. Kanë lindur 12 foshnje, 6 të gjinisë mashkullore dhe 6 të gjinisë femërore.

“390 pacientë kanë kryer analiza, që në total kanë bërë 4,496 analiza. Gjatë vikendit janë kryer 16 operacione”, thuhet në njoftim.

Gjatë vikendit të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 602 pacientë kanë marrë trajtim emergjent…

Posted by Spitali i Përgjithshëm Pejë on Недеља, 18. октобар 2020.