Ballina Lajme Nën patronatin e kryetarit të Kuvendit në Preshevë shënohet Dita ndërkombëtarre kundër...

Nën patronatin e kryetarit të Kuvendit në Preshevë shënohet Dita ndërkombëtarre kundër dhunës ndaj Gruas

41

Komuna e Preshevës, nën patronatin e kryetarit të Kuvendit, Sami Salihu, dhe me mbështetjen e OSBE, me të ftuar të veçantë, mysafir të OSBE – Misioni në Serbi, zonjën Valdete Osmani, ka shënuar Ditën Ndërkombëtare kundër dhunës ndaj Gruas.

Për këtë ditë, në sallën e Kuvendit komunal është mbajtur seminar i posaçëm me tematikë “Dhuna ndaj gruas, arsyet që atë e shkaktojnë dhe menyrat e eleminimit të saj”.

Përpos panelistëve, prezent ishin dhe zonja të nderuara të Komunës sonë, që në mënyrë interaktive kontribuan në këtë temë.

Me këtë aktivitet, edhe Komuna e Preshevës u bë pjesë e qyteteve kryesore botërore që shënuan këtë ditë.

Seminari u përmbyll me mesazhin që gratë duhet te dëshmojnë në të ardhmen jo që janë vetëm femra, por që janë një emër dhe ajo çfarë na dallon në përgjithësi mund të jenë mendimet ndryshe, botkuptimet për botën, grupeve shoqërore që i perkasim dhe jo gjinia çfarë jemi.