Ballina Lajme Nesër shkarkohet kryetari i Preshevës/LR së bashku me PDSH dhe PVD shumica...

Nesër shkarkohet kryetari i Preshevës/LR së bashku me PDSH dhe PVD shumica e re në Preshevë

130

Shqiprim Arifi vetëm edhe sot do të jetë në krye të Komunës së Preshevës. Kjo për faktin se ish-partneri i tij i koalicionit, Sami Salihu nga subjekti politik LR dhe partitë opozitare kanë ftuar për nesër (e enjte) seancë të jashtëzakonshme të Kuvendit Komunal, ku njëra nga pikat është edhe shkarkimi i kryetarit të Preshevës, Shqiprim Arifi.

Përpos Arifit, pikë e parë e seancës së jashtëzakonshme është edhe shkarkimi i zëvendëskryetarit të Kuvendit Komunal, Branko Trajkoviq dhe konstatimi i dorëheqjes së së kryetarit të Kuvendit Komunal të Preshevës, Sami Salihu.

Përndryshe, partia e Arifit ka humbur shumicën në Kuvendin Komunal pas dorëheqjes së kryetarit të Kuvendit, Sami Salihu.

Salihu pritet të jetë kryetari i ri i Komunës së Preshevës, në bazë të marrëveshjes me dy partitë opozitare, PVD dhe PDSH.

PDSH në bazë të kësaj marrëveshje për bashkëqeverisje do të udhëheq me Kuvendin Komunal të Preshevës, ndërsa PVD-ja me zëvendëskryetarin e Komunës.