Ballina Lajme PD Bujanoc: Kryegënjeshtari i PVD-së të tregoj se si shkoi të i...

PD Bujanoc: Kryegënjeshtari i PVD-së të tregoj se si shkoi të i përkulet politikës së SPS-it në Vranjë

25

Reagim i Partisë Demokratike në Bujanoc për media ndaj shkrimit të sotëm nga e PVD-së

Partia Demokratike ragon ndaj shkrimit tendencioz i cili iu plasua opinionit sot nga ana e PVD-së.
Shkrimet e tilla tendencioze me qëllim hutimin e opinionit për mbulimin e veprave të turpshme të tyre nuk i bëjnë nderë politikës demokratike.
Të i kujtojmë PVD-së se duhet bërë dallimin mes Objekteve fetare dhe Bashkësive fetare, e nëse gënjeshtari i juaj iu ka gënjuer juve atëher po u tregojmë ne, e që ai është dashur të iu njoftoj se sa mjete i ka ndarë për “Asfaltimin e oborrit të kishës në fshatin Rakovc” dhe kishave tjera, e sa mjete janë ndarë për bashkësit fetare.
Kryegënjeshtari i juaj është dashur të iu tregoj se si shkoi të i përkulet politikës së SPS-it në Vranjë në Shtator të 2012 për ta rrëzuar pushtetin e atëhershëm,
– është dashur të iu tregoj se si në fundin e qeverisjes se tij me vitin 2011-2012 ka parapa mjete që të ndërtohet “Memoriali i të rënëve Serb” në Rojan e cila nuk arriti të bëhet me ardhjen e PD-së në pushtet,
– është dashur të iu tregojë për kalkulimet e tij me “Partinë Ruse” por edhe partitë tjera antishqiptare për zgjedhjet parlamentare të vitit 2014 dhe 2016 për të vetmin qëllim të cilin edhe ju e dini “interesin personal”,
-tash duhet të iu tregojë se si po funksionon koalicioni “Me shqiptarët për Serbët”, sepse mashtrimi që iu është bërë më 2016 nuk harrohet si mendojnë mashtruesit.

Shërbimi për informim i PD-së
31.12.2018