Ballina Lajme PD: Fillojmë fuqishëm në Tërnoc

PD: Fillojmë fuqishëm në Tërnoc

40

Para qindra tërnocasve, Partia Demokratike ka shpalosur sot programin zgjedhor për zgjedhjet e Këshilit Nacional të Shqiptarëve të caktuara të mbahen më 4 Nëntor 2018.
Pas intonimit të himnit kombëtar, fjalën e mori kryetari i nëndegës së PD-së Naser Asani i cili premtoi se me fitoren e Partisë Demokratike në KNSH do të vendosim rregulla të reja qeverisëse në këtë organ, dhe ftoi qytetarët e Tërnocit që me 4 Nëntor të dalin masovikisht për të përkrahur Partinë Demokratike duke rrethuar numrin 2 dhe prijësin e listës Sali Salihin.
Kandidatati për kryetar të KNSH-së Sali Salihi para masës shpalosi programin zgjedhor të PD-së, duke numëruar sfidat dhe problemet që po hasin shqiptarët në Bujanoc, Preshevë dhe Medvegjë. Poashtu, paraqiti edhe aktivitetet me të cilat gjendja në arsim, kulturë, informim e përdorim të gjuhës dhe shkrimit shqip do të ndikonte në përmirësimin e tyre. Ai premtoi se do të ngrisë cilësinë e arsimit, duke u angazhuar për sigurimin e teksteve shkollore, pajisjen e shkollave me mjete të sofitiskuara të punës, depolitizimin e këshillave të shkollës, si dhe sigurimin e transportit dhe shujtave falas për nxënësit. Premtoi që çdo komision do të jetë profesional dhe nuk do të ketë ndërhyrje politike në punën e tyre.
Në fund, para simpatizantëve u paraqit edhe kryetari i PD-së Dr Nagip Arifi, ku i falemnderoi simpatizantët e PD-së për përkrahjen e vazhdueshme ndaj subjektit tonë. Ai mes tjerash theksoi se Partia Demokratike ka vendosur që të marr pjesë në këtë proces zgjedhor për t’i avancuar të drejtat e shqiptarëve në këto treva. Ai theksoi se PD do të luftojë kundër dukurive negative në mënyrë institucionale dhe theksoi se PD ka marr obligim nga qytetarët që të angazhohet për një arsim më cilësor, për ruajtjen e trashëgimisë kulturore, për informim të drejtë dhe në kohë të duhur, si dhe për ruajtjen dhe përdorimin e gjuhës dhe simboleve kombëtare. Mes tjerash, kryetari Arifi potencoi se “kësaj liste po i prin një bashkëvendas i yni, një lider i së ardhmes, një djalë që ka vendosur të i bëjë ballë sfidave në të ardhmen. Ju e njihni si person, si bashkëvendas, si një politikan të urtë e të qetë, por edhe si një guximtar i madh, e njihni edhe për nga prejardhja familjare dhe me plot bindje e them se Sali Salihi është njeriu i duhur për këtë institucion”.
Në fund, ftoi që më 4 Nëntor të dalin masovikisht në zgjedhje, ta përkrahin listën e Partisë Demokratike, ta ruajmë shqiptarizmin në tërë Luginën e Preshevës, ta rrethojmë numrin 2, sepse me të vërtetë shqiptarët meritojnë më shumë, sepse shqiptarët meritojnë Sali Salihin për kryetar të KNSH-së./presheva.com/