Ballina Lajme Përfundon mbledhja e Shtabit të krizave: Mbajtja e maskave e detyrueshme prej...

Përfundon mbledhja e Shtabit të krizave: Mbajtja e maskave e detyrueshme prej sot

58

Ka përfunduar mbledhja e Shtabit të Krizave. Vendimet e marra: Të gjitha masat janë forcuar, sepse sistmi shëndetsorë duhet të funksionojë.

Anëtarja e Shtabit të krizave Dr. Darija Kisiq Tepavçeviq ka deklaruar se të gjitha masat janë forcuar duke filluar nga mbajtja e maskave.

Vendosja e masave është e obligueshme, gjithëkund dhe në çdo rast dhe kjo masë hyn në fuqi menjëherë tha Dr. Darija Kisiq Tepavçeviq.

Sipas fjalëve të saja masat e përgjithshme – distanca fizike dhe vendosja e maskave kanë treguar se janë efikase. “Këto janë masat bazë të cilat shpëtojnë jetë. Gjitha tjerat të cilat ndërmirren, përsa i përket kufizimeve në punën e objekteve ose kufizimeve tjera janë me qëllim që masat të cilat ekzistojnë në mënyrë sa më rigoroze të rrespektohen”, ka thënë anëtarja e Shtabit të krizave të qeverisë.

“Edhe pse ka qenë e kufizuar që lejoheshin të grumbulloheshin deri në 30 persona, ka pasur shembuj të shkeljeve. Kjo është arsyeja pse pushteteve lokale iu është ndaluar të japin leje për grumbullime të tilla,” ka shtuar  Dr. Darija Kisiq Tepavçeviq.

Gjithashtu u miratua një masë për vendosjen e personave në ambiente të mbyllura të cilët do të kontrollojnë zbatimin e masave të miratuara, dhe posaçërisht mbajtjen e maskave.