Ballina Lajme Përfundon takimi Basha-Kurti: Do bashkëpunojmë për qytetarët

Përfundon takimi Basha-Kurti: Do bashkëpunojmë për qytetarët

13

“Do bashkëpunojmë, për të mirën e qytetarëve. Do të jemi në shërbim të tyre, për të ngritur mirëqenien”, kështu u shpreh kryeministri i Kosovës pas takimit me kreun e PD, Lulzim Basha.

Ndërkohë Basha tha: E sigurova se për PD dhe opozitën prioritet për bashkëpunim me Kosovën janë të qarta, ne do bëjmë gjithcka për tregti të lirë, për të ndalur shpopullimin që është produkt i korrupsionit dhe kapjes së shtetit nga krimi i organizuar. Po ashtu mbështesim procesin e njohjes së Kosovës, për vizat, për anëtarësimin e Kosovës në organizmat ndërkombëtare. Qytetarët e Kosovës mund të mbështeten te ne për çdo ndihmë. Sot në opozitë dhe nesër në qeverisje”.