Ballina Lajme Presheva po bëhet vatër e CoVID-19: rritet ndjeshëm numri i të infektuarve

Presheva po bëhet vatër e CoVID-19: rritet ndjeshëm numri i të infektuarve

111

Komuna e Preshevës po bëhet vatër e CoVID-19. Në bazë të raportit ditor të CoVID ambulancës vetëm sot kanë dalur 12 pacientë pozitiv.

Prej 28 pacientëve të paraqitur për kontrollë dhe që janë testuar të gjithë me testin e shpejtë Elisa 6 kanë rezultuar pozitiv. Pacientët pozitiv janë të moshave 1940, 1962, 1961, 1966, 1992, 1950 të tjerët negativ.

Nga Presheva 2 persona janë dërguar për trajtim të mëtutjeshëm në Vranjë dhe në Nish.

Rezultatet e PCR testeve të dëguara më herët: 6 pozitiv dhe 8 negativ

9 persona sot janë testuar me PCR test.