Ballina Lajme Presidenti Thaçi sonte iu drejtohet qytetarëve me një fjalim

Presidenti Thaçi sonte iu drejtohet qytetarëve me një fjalim

31

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, sonte do t’u drejtohet qytetarëve me një fjalim nga zyra e tij.

Kjo do të jetë fjala e parë e presidentit pas ngritjes së aktakuzës nga Prokuroria Speciale në Hagë.

Këtë e ka bërë të ditur vetë ai, përmes një postimi në Facebook, ditë më parë kur aterroi në Tiranë.

“Sapo kam zbritur në Aeroportin “Nëna Terezë” në Tiranë, ndërkaq, të dielën në mbrëmje do t’ju drejtohem me një fjalë nga zyra ime. Ju uroj një fundjavë të qetë dhe mbetem me shpresë të plotë se ditët më të mira për Kosovën dhe kombin shqiptar i kemi përpara. Gjithmonë i juaji, deri në fund”, ka shkruar Thaçi, përcjell Albinfo.ch