Ballina Lajme Prokuroria e Gjilanit: Konfirmohet gjetja e trupit të pa jetë të B.O.

Prokuroria e Gjilanit: Konfirmohet gjetja e trupit të pa jetë të B.O.

141

Prokuroria Themelore në Gjilan, Departamenti për Krime të Rënda, njofton se më 4 maj 2020, në afërsi të lumit Llapushnicë, i cili gjendet afër fshatit Llovcë, komuna e Gjilanit, është gjetur një trup pa shenja jete.

Në trupin e pa jetë, në bazë të dokumenteve të identifikimit ka rezultuar se bëhet fjalë për tani të ndjerin Be.sbik Osmani (1978), i cili nga familjarët e tij kishte qenë i raportuar si person i humbur, që nga data 24 mars 2020.

Me urdhër të prokurorit kujdestar, trupi i pa jetë i të njëjtit është dërguar për kryerjen e obduksionit, në Institutin e Mjekësisë Ligjore, në Prishtinë dhe rasti është cilësuar si vdekje e dyshimtë.