Po vazhdojnë punimet në terren në kuadër të pushtetit lokal në realizimin e projekteve për jetë më të mirë të qytetarëve në fshatra dhe qytete, kjo është konfirmuar nga zyrtarë të kabinetit të kryetarit të komunës, Shqiprim Arifi.
Këto ditë ka përfunduar asfaltimi i rrugës afër varrezave në bshkësinë lokale Geraj. Sipas banorëve të fshatit rruga në fjalë ka rol të veçantë sepse bën lidhjen e fshatit Geraj me fshatrat Strezoc dhe Ashan.
Asfaltimi i kësaj rruge ishte nevojë e kahmotshme për banorët e fshatrave në fjalë meqë lidhjet familjare janë të ngushta nëpër këto bashkësi lokale dhe qarkullimi i tyre është i përditshëm. Asfaltimi i rrugës afër varrezave në bashkësinë lokale Geraj është në gjatësinë prej 420 metër.