Ballina Lajme Rama i ftohtë me Kurtin, Vuçiqin dikur e priste plot entuziazëm

Rama i ftohtë me Kurtin, Vuçiqin dikur e priste plot entuziazëm

12

Ende pa e marrë postin e kryeministrit, Albin Kurti, kishte treguar irritimin e tij lidhur me mënyrën se si Edi Rama po bashkëpunonte ngushtë me Aleksander Vucicin në përpjekje e sipër për realizimin e projektit të ashtuquajtur ‘Minishengen Ballkanik’.

Nga një paraqitje para mediave në Tiranë gjatë fundvitit të kaluar, Kurti e kishte kritikuar Ramën se është ngutur kur ka zgjedhur për partner të parë Beogradin. Sipas tij Shqipëria fillimisht do të duhej konsultohej me Kosovën, më pas Maqedoninë e Malin e Zi  dhe në fund Beogradin edhe atë nëse ndryshon pozitivisht.

Një qëndrim të tillë Kurti e kishte thënë edhe nëpër intervista të ndryshme, duke thënë se nuk e kupton nxitimin e kryeministrit shqiptar, raporton Gazeta Express.

E ndaj këtyre deklarimeve kishte reaguar më pas vetë kryeministri shqiptar, duke thënë se një projekt të tillë ia kishte shpjeguar me orë të tëra Kurtit dhe sipas tij nëse ai nuk dëshiron të kuptojë apo bënë sikur nuk kupton është problem i tij. Përveç kësaj, Rama madje kishte drejtuar akuza se Kosova po bënë politikë të jashtme me Shqipërinë  për politika të brendshme.

“Ata e dinë mirë se për çfarë bëhet fjalë. E dinë shumë mirë, Albinit ia kam arsyetuar e shpjeguar gjerë e gjatë pse-në e rëndësisë madhore të këtij procesi, e nëse ai nuk e kupton do të çuditesha shumë, sepse është mjaftueshëm inteligjent, nëse bën sikur se kupton apo nuk do ta kuptojë kjo është zgjedhja e tij, por duket si politike e jashtme me Shqipërinë për politika të brendshme. Nuk besoj se kjo është më e mira. Megjithatë do të kemi kohë për t’i diskutuar dhe thelluar diskutimet”, kishte thënë Edi Rama në nëntor.

E duke se gjithë këto përplasje kanë ndikuar edhe në deponimin e takimit të realizuar sot mes Edi Ramës dhe Albin Kurtit.

Derisa Rama e kishte pritur Aleksander Vuçiqin me buzëqeshje, me Albin Kurtin ka qëndruar shumë i zymtë, duke lënë të kuptohet se raportet mes tyre aktualisht janë shumë të ftohta. Perveç gjatë pritjes shtetërore, edhe në konfrencën e përbashkët për media pas takimit, disponimi dukej i pandryshuar. Aty përsëri kanë shfaqur qëndrime të kundërta rreth Minishengenit. Kurti kërkonte ‘makroshengen’ shqiptar, ndërkohë Rama ‘minishengen’ me Serbinë.

Përveç Kurtit, Rama s’ka raporte të mira as me ish-kryeministrin Ramush Haradinaj ndaj të cilit ka ngritur edhe padi.