Ballina Lajme Rregulli i UEFA-s që mund t’ia pamundësojë Neymarit lojën në finale

Rregulli i UEFA-s që mund t’ia pamundësojë Neymarit lojën në finale

19

Sulmuesi i Paris Saint-Germainit bëri një veprim të pamenduar në fund të ndeshjes gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve kundër RB Leipzigut.

Ky veprim i tij mund t’i kushtojë brazilianit me suspendim për finalen e të dielës që është e para në histori të klubit francez.

Pas fitores prej 3-0 dhe shkrimit në librat e historisë, Neymar e shkeli protokollin e UEFA-s lidhur me coronavirusin duke i shkëmbyer fanellat me Marcel Halstenberg.E gjithë kjo është kapur nga kamerat dhe shtëpia evropiane e futbollit mund të ndërmarrë masa ndëshkuese që në skenarin më të keq, t’ia pamundësojë 28-vjeçarit që t’u ndihmojë bashkëlojtarëve në finale.

Protokolli i rikthimit të futbollit që përbëhet nga 31 faqe e përcakton qartë se si duhet të sillen futbollistët.Lojtarëve u rekomandohet të përmbahen nga shkëmbimi i fanellave të tyre” – thuhet në protokoll. Më tej theksohet se mosrespektimi i këtyre obligimeve: “Mund të çojë në ndërmarrjen e masave disiplinore në përputhje me Rregulloret Disiplinore të UEFA-s”.Sipas raportimeve para rikthimit të Ligës së Kampionëve nga pezullimi si pasojë e pandemisë së coronavirusit, ishte thënë se në rast të shkëmbimit të fanellave gjatë ndeshjeve në Lisbonë, lojtarët e përfshirë do të duhej të izoloheshin për 12 ditë.

Megjithatë, protokolli zyrtar i UEFA-s nuk përmend në mënyrë të qartë një periudhë eventuale të vetizolimit.

Sidoqoftë, PSG që në finalen e të dielës luan me fituesin e duelit ndërmjet Bayern Munichut dhe Lyonit, duhet të shqetësohet seriozisht për rrezikun e mungesës së Neymarit.