Ballina Lajme Rriten rastet me Covid-19 në Serbi, ministri këshillon qytetarët: “Ndaloni” kontaktet me...

Rriten rastet me Covid-19 në Serbi, ministri këshillon qytetarët: “Ndaloni” kontaktet me personelin, ata të infektuar?

54

Gjatë 24 orëve të fundit në Serbi janë regjistruar 6.842 raste të reja me COVID-19, derisa 37 tjerë kanë humbur jetën si pasojë e infeksionit me koronavirus.

Pas testimit të 19.301 personave gjatë 24 orëve të fundit, zyrtarë të Ministrisë së Shëndetësisë në Serbi, kanë bërë të ditur se mbi 6 mijë raste kanë rezultuar pozitive.

Ministri i Shëndetësisë, Zlatibor Lonçar ka deklaruar se 1.949 personel shëndetësorë janë infektuar me korona virus prej të cilëve 64 janë hospitalizuar, transmeton Titulli.com.

Ai ka porisitur qytetarët që të ndalojnë kontaktet me personelin nëse është e mundshme ( apo jo e domosdoshme kontakti me ta)  sepse në atë mënyrë i ndihmoni vetes dhe atyre.

Gjithashtu është bërë e ditur se 729 persona janë hospitalizuar, derisa në respiratorë aktualisht janë 225 pacientë. Numri i rasteve të reja me COVID-19 në Serbi, dita ditës po rritet.