Ballina Lajme Sami Salihu merrë pjesë në Akademinë përkujtimore kushtuar Ismet Jasharit

Sami Salihu merrë pjesë në Akademinë përkujtimore kushtuar Ismet Jasharit

336

Kryetari Kuvendit Komunal të Preshevës dhe udhëheqësi i LR PDSH Sami Salihu ka marrë pjesë në Akademinë përkujtimore kushtuar 20 vjetorit të rënies së dëshmorit të kombit Ismet Jashari (Komandant Kumanova).

Këtë vitë akademia përkujtimore është mbajtur në Shkup ndërkaq është organizuar nën përkujdesjen e krytarit të BDI-së Ali Ahmeti.

Në përvjetorin e 20 të rënies së Ismet Jasharit në Akademinë e mbajtur në Shkup kanë marrë pjesë bashkëluftëtarë të Komandant Kumanovës dhe udhëheqës të luftërave çlirimtare në Kosovë, Maqedoni dhe Luginë të Preshevës. Ismet Jashari kishte lindur më 17 prill 1967 në fshatin Orizare të Kumanovës.

Rënia e Ismet Jasharit:

Më 23 gusht të vitit 1998, pasi ushtria armike kishte ndërmarrë të gjithat masat për të depërtuar në drejtim të Kleçkës, ku ndodhej edhe Shtabi i Përgjithshëm i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Ismet Jashari organizon rezistencën në pikën e tij të pamposhtur, në Bajrak të Luzhnicës.

Më 24 gusht në mbrëmje, luftëtarët e lirisë kishin depërtuar thellë në pozicionet armike, duke u shkaktuar dëme në njerëz dhe në teknikë lufte, luftëtarët militantë, Gani Kastrati dhe Afrim Buçaj, nuk kishin arritur të tërhiqeshin.

Në mëngjesin e hershëm të 25 gushtit, Ismet Jashari kishte kundërsulmuar befasishëm, në përpjekje për t’i marrë trupat e ushtarëve të rënë. Pas disa orë luftimesh në një distancë të afërt, në altarin e atdheut, në Luzhnicë, bie Ismet Jashari – Komandant Kumanova.

Ismet Jashari më 25 gusht 2009 me urdhërin presidencial është shpallur Hero i Kosovës.