Ballina Lajme Sami Salihu takohet me ministrin Zemaj: koutoë e veçantë për specializimin e...

Sami Salihu takohet me ministrin Zemaj: koutoë e veçantë për specializimin e mjekëve dhe me financim të ministris

100

Kryetari Kuvendit Komunal të Preshevë Sami Salihu gjatë takimit të sotëm me ministrin e shëndetësisë së Kosovës ka arritur të nxjerrë benificione të mëdha për shkollom specialistik për mjekët e Luginës.

Në të ardhmen do të ketë kuotë të vecantë për shkollim specialistik dhe me financim të plotë nga ministria e Shëndetësis.

Këtë e ka konfirmiar edhe ministri Armend Zemaj në postimin e tij në rrjetin social facebook.

Ky është postimi i ministrit Zemaj:

“Mbështetja për bashkëqytetarët tanë në Luginën e Preshevës nuk do të mungojë asnjëherë!

Në kuadër të kësaj mbështetjeje, qytetarëve të Luginës u është siguruar një kuotë e veçantë për shkollim specialistik.

Ministria e Shëndetësisë do të financojë shkollimin e kandidatëve të ardhur nga Lugina, kuadro të cilat do të kthehen të shërbejnë si staf profesional shëndetësor në komunën e Preshevës, të Medvegjës dhe në atë të Bujanocit!

Përfaqësuesit e Luginës, i sigurova që kujdesi dhe mbështetja ime për bashkëqytetarët tanë atje, do të vazhdojë.”