Ballina Lajme Serbia me masa të reja kundër Covid-19, të premten hyn në fuqi

Serbia me masa të reja kundër Covid-19, të premten hyn në fuqi

152

Në mbledhjen e Shtabit republikan të krizave, e cila ka filluar në orën 11:00 janë sjellur masa të reja për shkak të përkeqsimit të situatë epidemiologjike në Serbi.

Vendosja e maskave në ambiente të hapura dhe të mbyllura do të jetë e detyrueshme në gjithë teritorin e Republikës së Serbisë në rrethanat në të cilat nuk është e mundur të mbahet distanca prej 2 metrave, bënë të ditur gazeta “Blic”.

Në mbledhje u mor vendim edhe ndalesa për tubimin e jo më shumë se 10 personave në ambiente të mbyllura.

Sot shtabi i krizave gjithashtu diskutoi zgjerimin e kapacitetit të spitaleve në sistemin Kovid. Në Beograd do të jetë Instituti i Reumatologjisë, dhe spitalet e reja të kovidit gjithashtu duhet të hapen në të gjithë Serbinë. Siç mëson Blic, do të jetë në Aleksinac, Nishka Banjë, Vrnjaçka Banjë, Bujanocë, Arandjelovac

Të gjitha masat e miratuara sot do të zbatohen nga e Premtja.