SHBA ka bërë të ditur se ka kërkuar nga Arabia Saudite që të shpërbëjë një njësi të Gardës Mbretërore të saj që i përgjigjet drejpërdrejtë Princit të Kurorës Saudite, Mohammed bin Salman dhe ishte e implikuar në vrasjen e kolumnistit të Washington Post, Jamal Khashoggi.
“Ne jemi në dijeni të një rrjeti të njohur si Forca e Ndërhyrjes së Shpejtë, një njësi e Gardës Mbretërore Saudite, që është angazhuar në operacione kundër-disidente, përfshirë operacionin që rezultoi në vrasjen brutale të Jamal Khashoggi-t”, tha Price.
Ai shtoi se kanë kërkuar nga Arabia Saudite që të shpërbëjë këtë grup dhe më pas të miratojë reforma, si dhe kontrolle institucionale dhe sistematike për të garantuar që operacionet e veprimtarive anti-disidente të përfundojnë plotësisht.
Përveç kryerjes së veprimtarive anti-disidente, forca po ashtu është ekip personal i mbrojtjes së bin Salman-it.