Ballina Lajme Shpaloset programi për konkurset e vitit 2019 nga Enti për Punësim

Shpaloset programi për konkurset e vitit 2019 nga Enti për Punësim

49

Në praninë e përfaqësusve të komunës së Preshevës, udhëheqësve të institucioneve publike, drejtorëve të shkollave, bizneseve lokale dhe shumë të rinjëve të interesuar, sot në sallën e Kuvendit Komunal në Preshevë, përfaqësuesit e Shërbimi Nacional për Punësim kanë shpalosur e programeve dhe konkurset për vitin 2019.

Komuna e Preshevës në rrjetin social ka bërë të ditur se i inkurajon bizneset lokale, institucionet publike dhe të gjithë të interesuarit që të aplikojnë në konkurset e hapura nga ky shërbim, me qëllim të punësimit të të rinjëve të komunës sonë, si dhe në ngitjen e kapaciteteve dhe aftësimin e tyre në profesione të ndryshme, për t’i bërë ata më konkurent në tregun e punës.

Hapësirë të veçantë për aplikim i është dhënë personave me invaliditet, mundësi këto që mund të shfrytëzohen nga bizneset tona lokale, si dhe institucionet publike.

Për informata të detajuara lidhur me konkurset e hapur, kushtet dhe mënyrën e aplikimit, të interesuarit mund të informohen tek zyra e Shërbimit Nacional për Punësim në Preshevë, apo edhe përmes web-faqes zyrtare www.nsz.gov.rs