Ballina Lajme Shtabi republikan i krizave përfundon mbledhjen: Ende nuk dihet asgjë për masat...

Shtabi republikan i krizave përfundon mbledhjen: Ende nuk dihet asgjë për masat – “Nuk është më alarmuese, është katastrofale”

42

Ka përfunduar mbledhja e Shtabit republikan të krizave. Anëtari i shtabit të krizave Dr. Kon ka thënë se situata është katastrofale me CoVid-19.

Në Serbi dje është shënuar numër rekord me të infektuar prej fillimit të pandemis – 6109 persona të infektuar, kurse kanë vdekur 29 persona. Në respirator gjenden 186 pacientë, ka njoftuar ministria e shëndetsisë.

Në Palatin e Serbisë në orën 9 ka filluar mbledhja e Shtabit të krizave, por pas mbledhjes nuk ka pasur deklarata për media edhe pse kjo është pritur. Kështu, deri në orën 15:00 nuk dihet nëse dhe cilat masa janë marë ose janë forcuar.

Sipas mediave janë tri masa që mund të merren: Puna e kafiterive, restoranteve dhe gastronomisë të kufizohet deri në ora 18:00; në shkolla mund të shkojn fëmijët nga klasa e parë deri në klasën e katërt ndërsa klasat tjera të vijojn mësimin online; dhe masa tjetër është se mund të rikthehet ora policore.