Ballina Lajme Shtëpia e Shëndetit në Preshevë me ambulancë të posaçme për pacientet me...

Shtëpia e Shëndetit në Preshevë me ambulancë të posaçme për pacientet me simptoma të Virusit CoVid-19

43

Për ta parandaluar kontaktin e pacientëve potencialisht të sëmurë nga Virusin CoVID-19 me pacientë me sëmundje kronike dhe të tjerë, shtëpia e shëndetit në Preshevë ka hapur ambulancën e posaçme e cila fillon me punë me datë 24.03.2020 ditë e martë me orar 07 – 18.

Pacientët që kanë simptoma si: kollitje, pengesë në frymëmarje dhe temperaturë të rritur duhet të paraqiten në ambulancën e veçantë dhe të adaptuar.

Kjo ambulancë është e vendosur në repartin e Pediatrisë, dispanzeri shkollor në katin e parë në pjesë e përparme të ndërtesës kryesore.

Nëse keni dyshime apo simptoma të lartcekura, janë në dispozicion edhe numrat e telefonit për çdo konsultim me mjekun dhe pediatrin.

Të gjithë pacientat me simptoma të tilla, mos të shkojnë tek mjeku i zgjedhur apo edhe te ndihma e shpejtë gjatë orarit 07-18 por të paraqiten vetëm në këtë ambulancë.
Të gjithë pacientat që janë për terapi kronike, ju lutemi merreni numrin e telefonit të mjekut të zgjedhur dhe brenda orarit të punës kontaktoje mjekun!

Për çdo ndryshim, ju njoftojmë me kohë!

AMBULANCA:
telefoni fiks: 017 669 194

Telefonat mobil:
060 333 4761
060 333 4816
060 333 5762

Pa panikë. Rri në shtëpi!