Ballina Lajme Shtohen 1.000 kg peshq tek Penda e Rahovicës (foto)

Shtohen 1.000 kg peshq tek Penda e Rahovicës (foto)

44

Me iniciativë të Blerim Rexhepit nga fshati Rahovicë dhe me mbështetje të Forumit Rinor Rahovica, Bashkësisë Lokale dhe Zyrës për të Rinjë, në Pendën e Rahovicës sot është bërë shtimi i 1.000 kg peshq.

Në këtë aktivitet përveç qytetarëve të shumtë kanë marrë pjesë edhe udhëheqësit e pushtetit lokal të komunës së Preshevës, kryetari Komunës Shqiprim Arifi dhe ai i Kuvendit Sami Salihu.

Salihu, duke e mbështetur këtë aktivitet, ai e ka quajtur të veçantë për tek Penda e Rahovicës. Ai, i ka dhënë mbështetje për këtë aktivitet iniciatorit Blerim Rexhepit, Forumit Rinor dhe Bashkësisë Lokale.

Kryetari Arifi, tha se pushteti lokal Pendën e Rahovicës e ka identifikuar si një resurs natyror me karakter të shumëfishtë, filluar nga askpekti ekologjik, bujqësor dhe turistik.

Duke vlerësuar lartë rëndësinë e Pendës, jemi të vendosur të punojmë aktivisht në përmirësimin e kushteve dhe infrastrukturës në përgjithësi.

Sapo kemi investuar në ndërrimin e ventilave kryesor të sistemit të ujitjes, si dhe në eliminimin e deponive ilegale sipër pendës, por investimet në këtë zonë do të vazhdojnë edhe në të ardhmen, për zhvillimin e këtij aseti shumë të rëndësishëm të Komunës sonë.

Jemi të vendosur që edhe mëtej të investojmë në infrastrukturën turistike, duke iu ofruar qytetarëve tanë mundësi rekreative e turistike, duke e identifikuar turizmin e Luginës së Preshevës me këtë vend.

Falënderoj organizatorët për iniciativën e shtimit të sasisë dhe llojeve të peshqëve dhe shpresoj që nismat e tilla të vazhdojnë edhe në të ardhmen, ku mbështetja e pushtetit lokal nuk do të mungojë asnjëherë.

Penda Rahovicës sidomos gjatë stinës së verës shfrytëzohet shumë për të kaluar një ditë të vikendit nga familjet e komunës së Preshevës.