Ballina Lajme Shtyhet derbi lokal në mes të Lakers dhe Clippers shkaku i vdekjes...

Shtyhet derbi lokal në mes të Lakers dhe Clippers shkaku i vdekjes së Kobe Bryant

14

Derbi lokal në mes të Los Angeles Lakers dhe Clippers është shtyrë për shkak të vdekjes së Kobe Bryant.

Legjenda e basketbollit që ishte pjesë e Lakers për 20 vite, ndërroi jetë nga një aksident me helikopter.

41-vjeçari së bashku me vajzën e tij 13-vjeçare Gianna ishin duke shkuar për ta shikuar një ndeshje të basketbollit së bashku, mirëpo që helikopteri i tyre u rrëzua.

Në një njoftim të NBA u tha se vendimi u mor shkaku që Lakers janë të pikëlluar nga vdekja e legjendës së tyre, andaj edhe Clippers e kanë respektuar këtë gjë.

“Vendimi u mor nga respekti për klubin Lakers, i cila po vuan për humbjen tragjike të legjendës së Lakers, Kobe Bryant, dhe vajzës së tij Gianna dhe shtatë personave të tjerë në një aksident me helikopter gjatë të dielës” tha NBA në një deklaratë.

Ende nuk dihet se kur do të zhvillohet derbi lokal, por që kjo është një humbje e madhe jo vetëm për basketbollin, por edhe për botën e sportit.