Ballina Lajme SZA dhe Timberlake lansojnë duetin “The Other Side”

SZA dhe Timberlake lansojnë duetin “The Other Side”

6

Justin Timberlake dhe SZA e kanë publikuar këngën “The Other Side” që është një prej temave muzikore të mjuziklit të animuar, “Trolls World Tour”.

Është fjala për një këngë argëtuese dhe optimiste, të cilën e ka shkruar Timberlake së bashku me Ludwig Goransson.

Për xhirimin e videoklipit është kujdesur Hype Williams, i njohur për hitet klasike të muzikës hip-hop nga vitet e nëntëdhjeta.

“Jam mahnitur kur jam fituar që të jem pjesë e këtij projekti së bashku me Justin”, kishte deklaruar SZA.

“Puna gjatë procesit kreativ me të dhe ekipin ka qenë e mbushur me entuziazëm. Është po ajo energji që e ndjeni edhe në këngë dhe në klip, dhe shpresoj se do ta vërejë edhe publiku”, ka shtuar këngëtarja.