Ballina Lajme Të verdhët apo të bardhët e vezëve – cilat janë më të...

Të verdhët apo të bardhët e vezëve – cilat janë më të shëndetshme, apo cilat shkaktojnë probleme?

8

Zgjidheni këtë dilemë një herë e përgjithmonë!

Nga të dy pjesët e vezës ka përfitime specifike, por nga ana ushqyese, njëra është më e pasur!

Shumica e doktorëve dhe nutricionistëve rekomandojnë vezë për kafjall për shkak të përmbajtjes së lartë të yndyrave të shëndetshme, vitamina dhe proteina, transmeton Telegrafi.

Lehtë përgatiten, ndërsa me mundësi të llojllojshme më shpesh edhe i konsumojmë, të vetëdijshëm për efektet e tyre shëndetësore në organizmin tonë.

Mirëpo një pyetje vazhdimisht imponohet – cila është më e shëndetshme, dhe a duhet të verdhët e vezës të hidhen poshtë apo t’i hamë ndaras nga të bardhët e vezës.

Të verdhët përmbajnë më shumë yndyra, kalori dhe kolesterinë sesa që kanë të bardhët e vezës.

Në një vezë të madhe ka rreth katër gramë proteina. Më shumë se gjysma e përmbajtjes së proteinave gjendet në të bardhët e vezës – ato janë proteina të plota, sepse përmbajnë nëntë aminoacide.

Midis së bardhës së vezës dhe së verdhës së vezës ekziston dallim i madh në vlera kalorike. Pra, të bardhët e vezës kanë vetëm 17 kalori, ndërsa të verdhët 55 sosh, shkruan Healthline.

Gjithashtu, të bardhët pothuajse nuk kanë yndyra, ndërsa te njerëzit të cilët hanë ushqimin e pasur me proteina me zvogëlim të pjesëmarrjes së kalorive, të bardhët e vezës janë shpesh në meny.

Të verdhët e vezëve përmbajnë lëndë ushqyese thelbësore dhe vitamina, si dhe karotenoide të tretshme në yndyra që mbrojnë shikimin dhe sytë nga katarakti dhe sëmundjet e tjera.

Dhe, në fund, shohim që të dy pjesët e vezës kanë përfitime specifike, mirëpo shikuar nga ana ushqyese, të verdhët janë më të pasura se të bardhët e vezës.