Ballina Lajme Tensionohet situata në Tiranë: Albin Kurti anulon takimin me Erion Veliajn!

Tensionohet situata në Tiranë: Albin Kurti anulon takimin me Erion Veliajn!

52

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka anuluar takimin me kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj, i cili ishte parashikuar të mbahej sot në mesditë.

Zyrtarisht takimi është anuluar me pretendimin se Kurti kishte në axhendë një takim me ministrin e jashtëm italian në Kosovë, dhe nuk i dilte koha për takimin me Veliajn.

Anulimi i këtij takimi vjen pas përplasjeve që u shënuan mes Ramës dhe Kurtit, për çështjen e Minishengenit, ku kryeministri Rama tha se nuk mund të ketë makroshengen shqiptar, sa kohë që Kosova nuk bëhet pjesë e minishengenit Ballkanik, pjesë e të cilit është edhe Serbia.

Gjatë kësaj vizite disaorëshe në Tiranë, e para në cilësinë e kryeministrit, Kurti zhvilloi takime me Ramën, Ruçin, Metën e Bashën, ku kërkoi që marrëdhëniet mes dy vendeve të forcohen edhe më shumë.