Ballina Lajme Teuta Fazliu nga Bujanoci, një nga 21 gratë e titullit “Zonjat që...

Teuta Fazliu nga Bujanoci, një nga 21 gratë e titullit “Zonjat që bëjnë Shqiptarinë”

25

KultPlus deri më 12 dhjetor kur edhe është Mbrëmja Gala e çmimeve “Zonjat që bëjnë Shqiptarinë, do të prezantojë çdo ditë nga një grua që do të merr këtë titull në Tiranë.

Teuta Fazliu është një ndër 21 zonjat që do të merr titullin Zonja që bën Shqiptarinë nga Albanian Excellence, shkruan KultPlus.

KultPlus, deri më  12 dhjetor do të prezantojë çdo ditë nga një portret zonje, që do të marrin këto çmime në Gala Mbrëmjen në Tiranë, në Hotel Mak Albanian Hotel.

Quhet Teuta Fazliu, vjen nga Bujanoci. Në vitin 2000 shkoi në Kosovë si një 18 vjeçare, nisi  studimet në Universitetin e Prishtinës, Fakulteti Filologjik dega Gjuhë dhe Letërsi Shqipe, ku u shkollua me bursë. E gjithë historia e dhimbshme e sakrificës së jetuarit dhe vepruarit të shqiptarëve e ka motivuar që të mos  ndalet  së mësuari për shqiptarinë.

Nga viti 2005 punon në Ministrinë e Administrimit të Pushtetit  lokal , ne pozicionin e pestë në këtë Ministri ku dallohet për punën e saj me shumë vullnet . Teuta ishte, kandidate per deputete ne zgjedhjet e fundit me Lëvizjen  Vetvendosje.