Ballina Lajme Thaçi jep dorëheqjen nga posti i presidentit pasi i konfirmohet aktakuza nga...

Thaçi jep dorëheqjen nga posti i presidentit pasi i konfirmohet aktakuza nga Specialja

17

Hashim Thaçi ka dhënë dorëheqjen nga posti i presidentit, pasi edhe ndaj tij është konfirmuar aktakuza nga Gjykata Speciale.

Këtë e ka bërë të ditur para pak çastesh përmes një konference për media.

“Për të mbrojtur integritetin e Kosovës, duke respektuar partneritetin me bashkësinë ndërkombëtare unë sot jap dorëheqje nga pozita e presidentit.

Ndihem shume krenar për këtë pergjegjssi qe e kam bartur”, ka thënë ai.

Thaçit i konfirmohet aktakuza nga Specialja

11:36

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë se i është konfirmuar aktakuza nga Gjykata Speciale.
Ai ka thënë se janë momente jo të lehta për të dhe familjen e tij.

“Sot më shumë se kurrë ju lus dhe ju bëj thirrje që të mos e humbisni shpresën. Ne kemi fituar lirinë e pavarësinë dhe tani po e zhvillojmë shtetin”, ka thënë ai.

Thaçi ka thënë se “shumë lehtë ashtu si të tjerët kam mundur të mos jem sot në këtë botë. Unë jam me fat që jam gjallë dhe e kam përjetuar ëndrrën shekullore të bëhet realitet”, ka thënë ai.