Ballina Lajme Thaçi, pas takimit me Mogherinin: Ky rrugëtim do të jetë i vështirë,...

Thaçi, pas takimit me Mogherinin: Ky rrugëtim do të jetë i vështirë, por i domosdoshëm

52

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka bërë të ditur se bashkë me zëvendëskryeministrin e parë, Behgjet Pacolli, sapo kanë përfunduar takimin bilateral me përfaqësuesen e Lartë për Politikë të Jashtme të BE-së, Federica Mogherini.

“Kosova është e përkushtuar që të arrijë një marrëveshje përfundimtare me Serbinë, e cila garanton njohjen reciproke, anëtarësimin në BE, NATO dhe OKB”, ka shkruar Thaçi në Facebook.

Megjithatë, sipas tij, ky rrugëtim do të jetë i vështirë, por i domosdoshëm për sigurimin e paqes afatgjatë në Ballkanin Perëndimor dhe ka mbështetje të gjithanshme.