Ballina Lajme Tre lojtarë të Romës pozitivë me coronavirus

Tre lojtarë të Romës pozitivë me coronavirus

10

Federico Fazio, Lorenzo Pellegrini dhe Davide Santon kanë rezultuar pozitivë në testimet për COVID-19.

Ish-futbollisti i Tottenham Hotspur ishte në bankën rezervë në ndeshjen ndaj Genoas, Pellegrini startoi, kurse Santon ishte i lënduar.

Mesfushori italian njoftoi përmes rrjeteve sociale se kishte simptoma dhe se ka rezultuar pozitiv.

https://www.instagram.com/p/CHYvMaUgkUR/?utm_source=ig_embed

Kapiteni i Romës, Edin Dzeko, doli pozitiv në testimet e kryera në javën e kaluar, së bashku me portierin e të rinjve, Pietro Boer.

Amadou Diawara dhe Riccardo Calafiori vazhdojnë të jenë pozitivë, megjithatë i kanë filluar stërvitjet individuale.