Ballina Lajme Tuchel thyen heshtjen për Messin dhe e mirëpret në Paris: Kush do...

Tuchel thyen heshtjen për Messin dhe e mirëpret në Paris: Kush do t’i thoshte jo Messit? Do të ulemi të bisedojmë për transferime

22

Paris Saint Germain nuk ka arritur ta fitojë Ligën e Kampionëve, përkundër përpjekjeve të mëdha.

Parisienët këtë edicion iu afruan më së shumti këtij trofeu, pasi luajtën për herë të parë në histori të klubit në finale, por u mposhtën 1-0 nga Bayerni.

Tekniku gjerman Thomas Tuchel është shprehur i dëshpëruar me finalen e humbur, pasi ëndërronte triumfin.

Gjithsesi BT Sport i ka bërë një pyetje mjaftë interesante gjermanit, në lidhje me transferimin e mundshëm të Lionel Messit.

Është hera e parë që Tuchel flet për një transferim të mundshëm të ikonës argjentinase në Paris.

“A do ta transferoje Messin për ta fituar Ligën e Kampionëve? Cili trajner do t’i thoshte jo Lionel Messit?”, deklaroi Tuchel.

“Kemi vendosur që mos të flasim për transferime para finales, por do të ulemi të diskutojmë ditët e ardhshme”.

“Shumë gjëra duhet të përmirësohen për edicionin e ri”, tha Tuchel.

Por gjermani është skeptik se mund ta transferojnë Messin në ‘Parc de Princes’.

“Messi është i Barcelonës dhe mendoj se do ta mbyll karrierën te katalunasit”,përfundoi tekniku gjerman.