Ballina Lajme Udhëheqësit institucional të Preshevës urojn formimin e ushtrisë së Kosovës

Udhëheqësit institucional të Preshevës urojn formimin e ushtrisë së Kosovës

41

Udhëheqësit institucional të kominës së Preshevës kanë uruar gjithë popullin shqiptarë për formikin e ushtrisë së Kosovës.

Kryetari Kuvendit komunal Sami Salihu, nëpërmjet postimit në facebook ka thënë se ushtria e Kosovës paraqet siguri për të gjithë dhe rrezik për asnjë popull. Kryetari Komunës Shqiprim Arifi e ka quajtur hap të domosdoshëm për ruajtjen e sovranitetit territorial të Kosovës.

Urime Kosovë.

Urime për qytetarët, Institucionet e Republikës së Kosovës, urime për mbarë kombin shqiptarë, urime për çdo dëshmorë që ra për liri për këtë ushtri.
Ushtria e Kosovës do të jetë Forcë për ruajtjen e Paqes, nuk paraqet rrezik për asnjë popull dhe vend fqinjë të Kosovës, por siguri për të gjithë, thuhet në urimin e kryetarit të kuvendit Sami Salihut.

Themelimi i Ushtrisë së Kosovës është një angazhim dhe kontribut i stabilitetit dhe paqes rajonale.

Sot Republika e Kosovës ka bërë një hap të rëndësishëm shtetformues si dhe të domosdoshëm për ruajtjen e sovranitetit territorial, ka thënë kryetari konunës Shqiprim Arifi.