Ballina Lajme Vjosa Osmanit i rriten gjasat për t’u bërë Presidente – “LDK po...

Vjosa Osmanit i rriten gjasat për t’u bërë Presidente – “LDK po jep sinjale për ta votuar atë”

13

Njohësit e çështjeve politike konsiderojnë se deputetët e LDK-së mund t’ia krijojnë kuorumin Vjosa Osmanit për Presdiente dhe se edhe mund të votojnë pro saj.

Analisti politik, Rasim Alija thotë se ka mundësi që LDK ta votojë Vjosa Osmanin për Presidente, kjo edhe sepse para pak më shumë se një viti e kishin kandidate për Kryeministre.

Por Alija thekson se procesi i zgjedhjes së presidentit nuk duhet të ketë kompromise të poztave dhe edhe nëse dështon zgjedhja e saj nuk duhet të krijohet narracioni që LDK po e dërgon vendin në zgjedhje.

“Është e mundëshme që LDK ta votojë Vjosa Osmanin. Me rëndësi është që procesi i zgjedhjes së Presidentit të ketë një kompromis, jo në ndarje të pzotave si gjatë zgjedhjes së presidentëve tjerë ose shkëmbimit të votave me diçka tjetër. Të jetë proces normal, e këtu nuk duhet të krijohet narracioni që zgjedhja e Presidentit varet nga LDK. Mbi të gjitha që shkuarja ose jo në zgjedhje si dështim i zgjedhjes ose jo të Presidentit, t’i lihet faji LDK-së. Është vendim i saj nëse votojnë apo jo Presidenten e ardhshme, por ka shenja dhe vërehet që LDK mund ta votojë Osmanin për Presidente. Kjo edhe sepse para 1 viti e gjysmë Osmani ishte kandidate e tyre për Kryeministre dhe vet Abdixhiku ishte pjesë e shtabit  zgjedhor të saj. Është e natyrshme nëse LDK vendos ta votojë Vjosa Osmanin”, deklaroi Alija për Gazeta Blic.

E njohësi i çështjeve politike, Shemsi Jashari thotë se ka mundësi që deputetët e LDK-së t’ia bëjnë kuorumin Vjosa Osmanit për Presidente, e madje disa edhe ta votojnë atë.

Megjithatë Jashari beson se ish-ministri i Punëve të Brendshme, Agim Veliu nuk do të votoj e as të qëndroj në sallë kur votohet Osmani.

Votimi për presidente i znj.Vjosa Osmanit, do të jetë bukur i vështirë nëse i shohim numrat e tanishëm që ka qartësi se për kënd do të votojnë. Nga LDK si duket ka sinjale se mund të qëndrojnë në sallë shumica e deputeteve të saj, e disa edhe ta votojnë duke besuar se elektorati i LDK-së, që ka votuar për Vjosën mund të krijojë simpati për ata deputet të LDK-së që e votojnë Vjosen. Kishim disa sinjale nga njerëz të afërt me Lumir Abdixhikun të cilët janë deklaruar pro votës për Vjosen dhe kjo edhe mund të siguroj disa vota nga LDK-ja, por pavarsisht qendrimit të LDK-së për votimin e Vjosa Osmanit unë besoj se LDK-ja nuk do të jetë unike për këtë temë pasi disa deputet nuk do ta votojnë Vjosën si Psh, Agim Veliu, unë besoj se nuk do të votoj e as qendroj në sallë kur votohet për president.“, thotë Jashari

Vjosa Osmani dhe kryetari i LDK-së, Lumi Abdixhiku janë takuar të mërkurën me datë 24 mars rreth çështjes së Presidentit.

Ata u dakorduan që të takohen përsëri dhe se kishte progres gjatë këtij takimi.