Ballina Lajme Zyrtare: Nagip Arifi zgjidhet keyetar i Bujanocit

Zyrtare: Nagip Arifi zgjidhet keyetar i Bujanocit

19

Me 25 vota PËR, asnjë KUNDËR dhe asnjë ABSTENIM, kryetari i Partisë Demokratike Dr.sc Nagip Arifi zgjedhet kryetar i ri i komunës së Bujanocit për mandatin katër vjeçar 2020 – 2024.

Zgjedhjes së tij në krye të komunës së Bujanocit i paraprinë zgjedhjet lokale të 21 qershorit 2020, ku Partia Demokratike doli e para me 5048 vota, apo 10 mandate të fituara në Kuvendin komunal, dhe marrëveshja e koalicionit e nënshkruar mes partive politike shqiptare PD, PVD, LPD dhe APN më 17 korrik 2020.

Për zëvendës kryetar komune u zgjodh Shqiprim Musliu nga radhat e LPD-së, kurse kryetar Kuvendi është Enver Ramadani nga PVD dhe zëvendës i Kuvendit Isuf Ibrahimi nga PD.